– Apostulli – 1 Korinthianëve 15:58-16:3.

 

Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur, qëndroni të fortë e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit, sepse e dini se mundi juaj nuk është i kotë në Zotin.

Edhe për mbledhjen e ndihmave për shenjtët, siç urdhërova kishat e Galatisë, kështu bëni edhe ju. Të parën ditë të çdo jave gjithësecili prej jush le të vërë mënjanë e le të mbledhë për sa ka mbarësi, që, kur të vij, të mos bëhen atëherë mbledhje ndihmash. Edhe kur të vij, ata që të zgjidhni ju, do t’i dërgoj me letra, që të çojnë dhuratën tuaj në Jerusalem.