Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
në lidhje me veprimet armiqësore në Gaza
Kërdia që po ndodh në Gaza, ku shënohen mijëra viktima, pjesa më e madhe të cilëve njerëz të pafajshëm e të pambrojtur, fëmijë, të moshuar, të sëmurë, të shkakton dhimbje të thellë. Është e nevojshme të arrihet një armëpushim i menjëhershëm. Palët e përfshira duhet të tregohen të matur dhe të arsyeshëm, duke i dhënë përparësi vlerës së çdo njeriu dhe bashkëjetesës paqësore, në vend që të ushtrojnë dhunë të vazhdueshme me pasoja të pallogaritshme. Veprimet e njëpasnjëshme hakmarrëse nuk i japin zgjidhje situatës. Të gjitha fuqitë e mëdha duhet të japin ndihmesën e tyre për të dalë nga kjo tragjedi njerëzore dhe ekologjike katastrofike.