– Apostulli – Efesianëve 4:14-17.
Të mos jemi më foshnje, që lëkunden e merren andej-këtej nga çdo erë mësimi, nga gënjeshtra e njerëzve, nga dinakëria e mjeshtërisë së mashtrimit; po duke thënë të vërtetën me dashuri të rritemi në të gjitha në atë, i cili është kreu, Krishti, prej të cilit tërë trupi i përbashkuar e i bashkëlidhur nëpërmjet ndihmës së çdo nyjeje, sipas veprimit me masë të secilës pjesë, bën rritjen e trupit, për ndërtimin e vetvetes me dashuri.
Them pra këtë, edhe dëshmoj në Zotin, të mos ecni më siç ecin edhe pjesa tjetër e kombeve në kotësinë e mendjes së tyre.