– Ungjilli- Llukai 9:18-22.
Edhe ndërsa ai lutej veças, nxënësit ishin bashkë me të; edhe i pyeti, duke thënë: Cili thonë turmat se jam unë? Edhe ata u përgjigjën e thanë: Joan pagëzori; edhe të tjerë: Ilia; edhe të tjerë, se është ngjallur ndonjë prej profetëve të moçëm.
Edhe u tha atyre: Po ju cili thoni se jam? Edhe Pjetri u përgjigj e tha: Krishti i Perëndisë. Edhe ai i qortoi e i porositi të mos ia thonë njeriu këtë, duke thënë se Biri i njeriut duhet të pësojë shumë dhe nuk do të pranohet nga pleqtë dhe nga kryepriftërinjtë e nga shkruesit, dhe do të vritet, dhe të tretën ditë do të ngjallet.