– Apostulli – Efesianëve 1:22-2:3

 

Edhe të gjitha i vuri nën këmbët e tij, edhe e vuri krye përmbi të gjitha në kishë, e cila është trupi i atij, plotësimi i atij që i plotëson të gjitha në të gjitha.

Edhe ju dha jetë juve, që ishit të vdekur në fajet e mëkatet, në të cilat ecët dikur, sipas jetës së kësaj bote, sipas prijësit të pushtetit të erës, të frymës që vepron tani tek bijtë e mosbindjes, ndërmjet të cilëve edhe ne të gjithë jetuam dikur sipas lakmive të mishit tonë, duke bërë dëshirat e mishit e të mendimeve tona; edhe ishim prej natyre djem të zemërimit, si dhe të tjerët.