Hapja e vitit të ri akademik për Akademin Teologjike 2024 – 2025
Akademia Teologjike ” Ngjallja e Krishtit”, një institucion i themeluar në vitin 1992 nën kujdesin dhe mbarëvajtjen e Fortlumturisë së Tij, Imzot Anastasit, përgatit kuadrin e Kishës Orthodokse në Shqipëri me kulturën Orthodokse, traditën vendore atdhedashëse dhe frymën ekumenike të bashkëjetesës.
𝐕𝐢𝐭𝐢 𝐢 𝐑𝐢 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐤, nisi në prezencën e studentëve dhe disa pedagogëve, me shërbesën e Bekimit të Ujit (Ajazmës), një traditë e hershme e Kishës.
Në fund të kësaj shërbese u transmetuan urimet dhe bekimi i drejtorit të komanduar të këtij institucioni arsimor, Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla.
Kujtojmë që mësimdhënia e ndërthurur me shërbesën praktike në mjediset e manastirit të Shën Vlashit, krijon një mundësi për arritje të një niveli të shkëlqyer.
Akomodimi në konviktin e Akademisë siguron kohë për një atmosferë shpirtërore gjithashtu.
Në këtë rrugëtim thirremi të kultivojmë me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, virtytet e besimit për një formim, jo thjesht në njohuri shkencore, por edhe personalisht.
Një vit akademik të mbarë dhe të frytshëm, pët të gjithë studentët!
Nga: Dh. Qosja