– Apostulli – Galatianëve 2:6-10
Edhe për ata që u duket se diç janë, çfarëdo që të kenë qenë ndonjëherë, asfare s’dua t’ia di. Perëndia nuk e shikon njeriun nga fytyra; sepse ata që duken se diç janë nuk shtuan gjë tek unë; po përkundrazi, kur panë se mua m’u besua ungjilli i parrethprerjes, sikurse Pjetrit ungjilli i rrethprerjes, sepse ai që veproi tek Pjetri për apostolinë e rrethprerjes, veproi edhe tek mua për kombet.
Edhe si e njohën hirin që m’u dha, Jakovi dhe Kefai e Joani, të cilët dukeshin se ishin shtylla, na dhanë mua dhe Barnabës dorën e djathtë të shoqërisë, që ne të shkojmë ndër kombet, e ata tek të rrethprerët. Vetëm na porositën të kujtojmë të varfërit; gjë të cilën edhe u kujdesa ta bëj.