– Ungjilli – Mattheu 23:13-22

 

Mjerë ju shkrues e Farisenj, hipokritë, sepse mbyllni mbretërinë e Perëndisë përpara njerëzve; sepse ju nuk hyni, edhe as ata që hyjnë nuk i lini të hyjnë.

Mjerë ju shkrues e Farisenj, hipokritë, sepse gllabëroni shtëpitë e të vejave me shkakun e rremë se luteni gjatë; prandaj do të merrni më tepër dënim.

Mjerë ju shkrues e Farisenj, hipokritë, se i vërtiteni detit edhe tokës për të bërë një prozelit; edhe pasi bëhet i tillë, e bëni atë bir gjehene dy herë më tepër se veten tuaj.

Mjerë ju udhëheqës të verbër, që thoni: Kush të betohet për tempullin, nuk është gjë; po kush të betohet për arin e tempullit, ka detyrim. Të marrë dhe të verbër! Sepse cili është më i madh, ari apo tempulli që shenjtëron arin?

Edhe: Kush të betohet për theroren, nuk është gjë; po kush të betohet për dhuratën që është mbi të, ka detyrim. Të marrë edhe të verbër! Sepse cila është më e madhe, dhurata apo therorja që shenjtëron dhuratën?

Ai pra që betohet për theroren, betohet për atë dhe për gjithë ato që janë përmbi të. Edhe ai që betohet për tempullin, betohet për atë që rri në të. Edhe ai që betohet për qiellin, betohet për fronin e Perëndisë, edhe për atë që rri mbi të.