– Apostulli – 1 Timotheut 2:1-7.
Lutem, pra, para së gjithash të bëhen falje, lutje, ndërmjetime, falënderime, për të gjithë njerëzit, për mbretër, për gjithë sa janë në shkallë të lartë, që të shkojmë jetë të qetë e të sigurt me çdo shpresëtari e thjeshtësi. Sepse kjo është e mirë dhe e pranueshme përpara Perëndisë, shpëtimtarit tonë, i cili do që të shpëtojnë gjithë njerëzit, edhe të vijnë në njohjen e së vërtetës.
Sepse një është Perëndia, një është edhe ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve, njeriu Jisu Krisht, që dha veten e tij shpërblim për të gjithë, për dëshmi në kohën e duhur, dëshmi për të cilën u vura unë predikues dhe apostull, të vërtetën them në Krishtin, nuk gënjej, mësues i kombeve në besim edhe në të vërtetë.