– Apostulli – 1 Korinthianëve 15:12-20.
Edhe nëse predikohet Krishti se u ngjall prej së vdekurish, si thonë disa veta ndër ju se nuk ka ngjallje të vdekurish?
Edhe nëse nuk ka ngjallje të vdekurish, as Krishti nuk u ngjall.
Edhe nëse nuk u ngjall Krishti, pa fjalë predikimi ynë është i kotë, edhe besimi juaj i kotë,
dhe qenkemi edhe dëshmitarë të rremë të Perëndisë, sepse dëshmuam për Perëndinë se ngjalli Krishtin, të cilin nuk e paska ngjallur, në qoftë pra se nuk u ngjallkan të vdekurit.
Sepse nëse nuk ngjallen të vdekurit, as Krishti nuk u ngjall.
Po nëse nuk u ngjall Krishti, besimi juaj është i kotë dhe jeni ende në mëkatet tuaja.
Pa fjalë edhe ata që fjetën në Krishtin janë të humbur.
Në shpresofshim në Krishtin vetëm në këtë jetë, jemi më të mjerët e gjithë njerëzve.
Po tani Krishti u ngjall prej së vdekurish; u bë fryti i parë e atyre që kanë fjetur.