Përshpirtjet për 40 ditëshin e Mitropolitit Ignat (foto&video)

 

Sot, në datën 25 Gusht 2024, u mbushën 40 ditë nga jetëndërrimi i Mitropolitit të Beratit, Hirësi Ignatit. Shërbesa e Përshpirtjes u krye në katedralen e “Shën Dhimitrit” në Berat, kryesuar nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, si përfaqësues i Kryepiskopit Anastas, në bashkëmeshim me Mitropolitin e Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikollën, gjithashtu përgjegjës i Mitropolisë së Beratit; Mitropolitin e Gjirokastrës, Hirësi Dhimitrin dhe të Amantias, Hirësi Nathanailin e mjaft klerikë të tjerë nga Kryepiskopata dhe Mitropolitë. Mori pjesë edhe Mitropoliti i Thivës dhe Livadhjasë z. Gjeorgjiu, i cili erdhi posaçërisht për këtë rast, i shoqëruar nga hieromonaku Nektarios dhe të tjerë. Bashkë me ta u lutën edhe besimtarë të shumtë dhe bij shpirtërorë të Hirësi Ignatit nga i gjithë vendi. Perëndia e prehtë shpirtin e tij dhe e vendostë në tendat e të drejtëve!

I përjetshëm kujtimi!