– Apostulli – 1 Korinthianëve 3:9-17
Sepse ne jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë; ju jeni ara e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë.
Unë sipas hirit të Perëndisë që m’u dha, si kryemjeshtër i ditur hodha themel; e një tjetër ndërton mbi të; po gjithësecili le të shikojë si ndërton mbi të. Sepse askush nuk mund të vërë tjetër themel, përveç atij që është vënë, i cili është Jisu Krishti. Edhe në ndërtoftë ndonjë mbi këtë themel me ar, argjend, gurë të çmueshëm, dru, bar, kallam, puna e gjithësecilit do të shfaqet; sepse dita do ta tregojë; sepse me anë të zjarrit zbulohet; edhe zjarri do të provojë cila është puna e secilit. Nëse mbetet puna e ndonjërit që ndërtoi, do të marrë pagë; nëse digjet puna e ndonjërit, do t’i bëhet dëm, por ai vetë do të shpëtojë, porsi nëpërmjet zjarrit.
Nuk e dini se jeni tempull Perëndie, edhe Fryma e Shenjtë rri ndër ju? Në prishtë ndonjëri tempullin e Perëndisë, këtë do ta prishë Perëndia; sepse tempulli i Perëndisë, i cili jeni ju, është i shenjtë.