– Ungjilli – Mattheu 16:1-6

Edhe erdhën pranë Farisenjtë e Saduqenjtë, edhe duke e ngarë atë kërkonin t’u tregonte atyre shenjë nga qielli. Po ai u përgjigj e u tha atyre: Kur bëhet mbrëmje, thoni: Do të bëjë kohë e mirë, sepse qielli është i kuq. Edhe në mëngjes: Sot do të bëjë kohë e keqe; sepse qielli është i kuq e i vrenjtur. Hipokritë, faqen e qiellit dini ta shquani, po shenjat e kohërave nuk mundni? Brez i lig dhe kurorëshkelës kërkon shenjë; edhe shenjë nuk do t’i jepet atij, përveç shenjës së profetit Jona. Edhe i la e iku.
Edhe nxënësit e tij si erdhën përtej, harruan të marrin bukë. Edhe Jisui u tha atyre: Shikoni e ruhuni dhe kini kujdes nga brumi i Farisenjve e i Saduqenjve.