– Ungjilli – Mattheu 15:29-31

 

Edhe Jisui iku andej, e erdhi pranë detit të Galilesë, edhe u ngjit në mal, e rrinte atje

Edhe erdhën tek ai shumë turma, që kishin me vete të çalë, të verbër, të shurdhër, doracë, edhe shumë të tjerë; edhe i vunë poshtë në këmbët e Jisuit, edhe ai i shëroi ata, kaq sa u çuditën turmat, kur panë të shurdhër të flasin, doracë të shëndoshur, të çalë të ecin, dhe të verbër të shohin; edhe lavdëruan Perëndinë e Izraelit.