– Ungjilli – Marku 9:2-9.
Edhe pas gjashtë ditësh Jisui merr Pjetrin e Jakovin e Joanin, edhe i ngjit ata vetëm mbi një mal të lartë veçan; edhe ndërroi fytyrën përpara tyre. Edhe rrobat e tij u bënë të shndritshme, të bardha fort si dëbora, të tilla që rrobëzbardhës mbi dhe s’mund t’i zbardhë kështu.
Edhe iu shfaq atyre Ilia bashkë me Moisiun; edhe ishin duke folur bashkë me Jisuin. Edhe Pjetri u përgjigj e i tha Jisuit: Rabbi, mirë është të jemi ne këtu; edhe le të bëjmë tri tenda, një për ty, edhe një për Moisiun, edhe një për Ilian. Sepse s’dinte se ç’të fliste, sepse ishin trembur keq. Edhe një re i mbuloi, edhe erdhi një zë prej resë duke thënë: Ky është biri im i dashur, atë dëgjoni. Edhe befas kur vunë re përqark, s’panë më asnjë, po Jisuin vetëm bashkë me veten e tyre.
Edhe ndërsa ata ishin duke zbritur nga mali, i porositi ata të mos i tregojnë asnjeriu sa panë, veç kur të ngjallet i Biri i njeriut prej së vdekurish.