– Apostulli – Romakëve 9:1-6.
Të vërtetën them në Krishtin, nuk gënjej, edhe për këtë jep dëshmi bashkë me mua ndërgjegjja ime me anë të Frymës së Shenjtë, se kam hidhërim të madh dhe dhimbje të pandërprerë në zemrën time.
Sepse do të doja që unë vetë të isha i mallkuar, i ndarë, nga Krishti për vëllezërit e mi, për të afërmit e mi sipas mishit; të cilët janë Izraelitë, të cilëve u përket birësimi dhe lavdia dhe dhiatat dhe ligjësimi edhe adhurimi e premtimet; atyre u përkasin etërit, edhe prej të cilëve lindi Krishti sipas mishit, i cili është përmbi të gjitha Perëndi i bekuar përjetë. Amin.
Dhe nuk është se ka rënë poshtë fjala e Perëndisë. Sepse të gjithë sa janë prej Izraelit, këta nuk janë Izrael.