– Ungjilli – Mattheu 13:31-36.
Një tjetër paravoli u pruri atyre duke thënë: Mbretëria e qiejve është e ngjashme me një kokërr sinapi, të cilën e mori një njeri edhe e mbolli në arën e tij. Ajo është më e vogël se gjithë farërat, po kur rritet, është më e madhe se lakrat, edhe bëhet pemë, kaq sa vijnë zogjtë e qiellit e strehohen në degët e tij.
Një tjetër paravoli u foli atyre: Mbretëria e qiejve është e ngjashme me brumë, të cilin e mori një grua edhe e fshehu në tri masa mielli, deri sa u mbrujt i gjithë.
Këto të gjitha ua foli Jisui turmave me paravolira, edhe pa paravoli nuk u fliste asgjë atyre; që të përmbushet ç’është thënë nga profeti që thotë: “Do të hap gojën time me paravolira; do të flas të fshehta që nga themelimi i botës”.