– Apostulli – Romakëve 12:4-5, 15-21.

 

Sepse, siç kemi në një trup shumë gjymtyrë, edhe të gjitha gjymtyrët nuk kanë të njëjtin veprim, kështu edhe ne, ndonëse jemi shumë, jemi një trup në Krishtin dhe gjithsecili jemi gjymtyrë të njëri-tjetrit. Gëzohuni me ata që gëzohen, edhe qani me ata që qajnë.
Kini të njëjtat mendime në mes tuaj; mos u mbani më të lartë, por uluni bashkë me të përulurit; mos e pandehni veten tuaj për të mençur. Asnjeriu mos ia shpaguani të keqen me të keqe; kujdesuni për vepra të mira përpara gjithë njerëzve. Nëse mundet, sa varet nga ju, të keni paqe me të gjithë njerëzit.
Mos merrni shpagim për veten tuaj, o të dashur, po bëjini udhë zemërimit; sepse është shkruar: “Imi është shpagimi; unë kam për të shpaguar, thotë Zoti”. Në i ardhtë uri pra armikut tënd, jepi të hajë; në i ardhtë etje, jepi të pijë; sepse duke bërë këtë do të grumbullosh thëngjij të ndezur mbi kryet e tij. Mos u mund prej së keqes, po munde të keqen me të mirën.