– Apostulli – Romakëve 11:25-36.

Sepse nuk dua të mos e dini, vëllezër, këtë të fshehtë, që të mos mbaheni të mençur në veten tuaj, se ngurtësia e një pjesë e Izraelit u bë deri sa të hyjë tërësia e kombeve, edhe kështu gjithë Izraeli do të shpëtojë, siç është shkruar: “Do të vijë prej Sionit çliruesi, dhe do të largojë pabesitë nga Jakovi. Edhe kjo është nga ana ime dhiata për ta, kur të heq mëkatet e tyre”. Sipas ungjillit janë armiq për ju, por sipas zgjedhjes janë të dashur për shkak të etërve. Sepse dhuratat dhe thirrja e Perëndisë janë të patundshme.
Sepse sikurse edhe ju dikur nuk i bindeshit Perëndisë, po tani u përdëllyet për mosbindjen e këtyre, kështu edhe këta tani nuk u bindën, që me anë të përdëllimit që u tregua për ju të përdëllehen edhe ata. Sepse Perëndia i mbylli të gjithë në mosbindje, që t’i përdëllejë të gjithë.
O thellësi pasurie dhe urtësie e diturie Perëndie! Sa të pagjurmueshme janë gjykimet e tua, edhe sa të pakuptueshme udhët e tua! Sepse “kush e njohu mendjen e Zotit? Apo kush u bë këshilltar i tij?” Apo “kush i dha gjë më parë, që t’i shpërblehet?” Sepse prej tij dhe me anë të tij dhe në atë janë të gjitha. Atij i qoftë lavdia në jetë të jetëve. Amin.