– Ungjilli – Mattheu 11:16-20

 

Po me se ta përngjaj këtë brez? U ngjan fëmijëve që rrinë nëpër tregjet edhe u thërrasin shokëve të tyre, e thonë:

I ramë fyellit për ju edhe nuk kërcyet; u bëmë vaj edhe nuk qatë.

Sepse erdhi Joani që as hante, as pinte, edhe thonë: Ka djallin.

Erdhi i Biri i njeriut duke ngrënë e duke pirë, e thonë: Ja një njeri hamës e verëpirës, mik tagrambledhësish e mëkatarësh. Edhe doli e drejtë dituria nga bijtë e saj.

Atëherë zuri të qortojë ashpër qytetet, në të cilat u bënë çuditë më të shumta të tij, sepse nuk u penduan: