Më 15 korrik u zhvillua ekspozita me temë: “Monumentet e Dëmtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore”, e organizuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, pranë mjediseve të IKTK-së. Kjo ekspozitë kishte si qëllim të sjellë në kujtesë nëpërmjet materialeve grafike dhe dokumenteve arkivore, objektet “Monument Kulture”, të dëmtuara gjatë luftës së II-të Botërore.
Në këtë aktivitet morrën pjesë ekspertë të trashëgimisë kulturore si dhe përfaqesues te Arkivit Shtetëror të cilët kishin ndihmuar me materiale arkivore.
Disa nga shembujt e marrë si objekte të dëmtuara ne periudhën e luftës, ishin objekte të kultit orthodhoks. Ftesës së drejtuar Bërthamës së Trashegimisë Kulturore të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, kjo zyrë iu përgjigj me prezencën e saj.