– Ungjilli – Mattheu 11:27-30.

 

Të gjitha m’u dhanë në dorë nga im Atë; edhe asnjë nuk e njeh Birin, veç Ati; edhe as Atin s’e njeh njeri, veç Biri edhe ai, të cilit do të dojë Biri t’ia zbulojë.

Ejani tek unë gjithë sa jeni të lodhur e të ngarkuar, edhe unë do t’ju preh ju. Ngrini zgjedhën time mbi veten tuaj, edhe mësoni prej meje, se jam i butë dhe i përulur në zemër. Edhe do të gjeni prehje në shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime është e butë, edhe barra ime është e lehtë.