– Apostulli – Galatianëve 5:22-6:2.

 

Por fryti i Frymës është dashuri, gëzim, paqe, zemërgjerësi, ëmbëlsi, mirësi, besnikëri, butësi, vetëpërmbajtje; kundër të tillave nuk ka ligj.

Edhe ata që janë të Krishtit, e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pësimet e me dëshirimet. Në rrojmë sipas Frymës, sipas Frymës edhe të ecim.

Le të mos kërkojmë lavdi të kotë, duke ngarë njëri-tjetrin, duke pasur smirë njëri-tjetrin.Vëllezër, edhe sikur të bjerë njeri në ndonjë faj, ju që jeni të frymës ngrijeni të tillin me frymë butësie; duke u kujdesur për veten tënde se mos ngitesh edhe ti. Mbajani barrët njëri-tjetrit, edhe kështu përmbushni ligjin e Krishtit.