– Ungjilli – Mateu 8:23-27.

 

Edhe kur hyri në lundër, i shkuan pas nxënësit e tij. Edhe ja tek u bë një tërmet i madh në det, aq sa po mbulohej lundra nga valët; por ai flinte. Edhe nxënësit e tij i erdhën pranë edhe e ngritën atë, duke thënë: Zot, shpëtona, se po humbasim. Edhe ai u thotë atyre: Pse jeni frikacakë, o besëpakë? Atëherë u ngrit e qortoi erërat edhe detin, edhe u bë bunacë e madhe. Edhe njerëzit u çuditën, duke thënë: Cili qenka ky që edhe erërat edhe deti i binden?