– Apostulli – 1 Thesalonikasve 4:13-17.
Edhe nuk dua që ju të mos dini, o vëllezër, për ata që kanë fjetur, që të mos ju vijë keq, si edhe të tjerëve që s’kanë shpresë. Sepse nëse besojmë që Jisui vdiq dhe u ngjall, kështu edhe Perëndia ata që kanë fjetur me anë të Jisuit do t’i sjellë bashkë me atë.
Sepse këtë jua themi juve me fjalë të Zotit, se ne të gjallët që do të mbetemi deri në ardhjen e Zotit nuk do t’ua arrijmë atyre që kanë fjetur; sepse Zoti vetë do të zbresë nga qielli me urdhër, me zë kryeengjëlli, edhe me trumbetë Perëndie, edhe të vdekurit në Krishtin do të ngjallen më përpara; pastaj ne të gjallët që do të kemi mbetur do të rrëmbehemi bashkë me ata në retë, për të takuar Zotin në ajër; edhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin.