– Ungjilli – Joani 17:18-26.
Siç më dërgove mua në botë, dhe unë i dërgova ata në botë. Edhe unë për ata shenjtëroj veten time, që të jenë edhe ata të shenjtëruar në të vërtetën. Dhe nuk të lutem vetëm për këta, por edhe për ata që do të më besojnë mua me anë të fjalës së tyre.
Që të gjithë të jenë një, sikurse ti, o Atë, je në mua, edhe unë në ty, edhe ata të jenë një në ne; që të besojë bota se ti më dërgove. Edhe unë u dhashë atyre lavdinë që më dhe, që të jenë një, sikurse edhe ne jemi një. Unë në ata, edhe ti në mua, që të jenë të përsosur në një, edhe që bota të njohë se ti më dërgove, edhe se i deshe ata siç më deshe mua.
O Atë, dua të jenë bashkë me mua atje ku jam unë edhe ata që më dhe; që të vështrojnë lavdinë time, që më ke dhënë, sepse më deshe para se të themelohet bota. O Atë i drejtë, bota nuk të njohu, po unë të njoha, edhe këta e njohën se ti më dërgove. Edhe u tregova atyre emrin tënd, edhe do ta tregoj, që dashuria, me të cilën më deshe, të jetë në ta, edhe unë në ta.