– Ungjilli – Joani 14:21-24.
Ai që ka urdhërimet e mia dhe i ruan, ky është ai që më do; edhe ai që më do, do të duhet prej Atit tim; edhe unë, do ta dua, edhe do të tregoj veten time tek ai.
I thotë Juda, jo Iskarioti: Zot, ç’ndodhi, që do të tregosh veten tënde te ne, e jo tek bota? Jisui u përgjigj e i tha: Në më do ndonjë, fjalën time do ta ruajë, dhe Ati im do ta dojë, dhe do të vijmë tek ai, dhe do të bëjmë banesë tek ai. Ai që s’më do, fjalët e mia nuk i ruan, dhe fjala që dëgjoni, nuk është imja, por e Atit që më dërgoi.