– Apostulli – Veprat e Apostujve 18:22-28.

 

Edhe si doli në tokë në Qesari, u ngjit në Jerusalem, edhe si përshëndeti kishën, zbriti në Antioki. Edhe pasi ndenji ca kohë atje, doli e shkonte me radhë nëpër gjithë vendin e Galatisë dhe të Frigjisë, duke forcuar gjithë nxënësit.

Edhe një Judeas që quhej Apollo, lindur në Aleksandri, i cili ishte njeri i zoti në fjalë dhe i fortë në shkrimet, zbriti në Efes. Ky ishte i mësuar në udhën e Zotit dhe i nxehtë në shpirt, fliste e mësonte me saktësi punët e Zotit, duke ditur vetëm pagëzimin e Joanit. Edhe ky zuri të flasë me guxim në sinagogë. Edhe Akila e Priskila, kur e dëgjuan atë, e morën me vete dhe i treguan udhën e Perëndisë më qartë. Edhe pasi donte të shkonte në Akai, vëllezërit u shkruan nxënësve e i këshillonin ta presin. Ky, kur erdhi, u ndihmoi shumë atyre që kishin besuar me anë të hirit. Sepse me shumë fuqi ua zbulonte Judenjve botërisht, duke treguar me anë të shkrimeve se Jisui është Krishti.