Transferimi i Lipsanit të Shën Theodhor Stratilatit.

 

Pak kohë pas martirizimit të tij të lavdishëm, lipsanet e shën Theodhorit u transferuan nga Heraklia në Efkaita, ku u vendosën në shtëpinë atërore të shenjtorit, sipas porosive që i kishte lënë para vdekjes sekretarit të tij, Abgarit.

Atje u kryhen shumë mrekulli, aq sa qyteti mori emrin Theodhoropolis. Këtë transferim kremtojmë sot.

Shën Anastas Sinaiti na thotë se në Karsat, pranë Damaskut, ndodhej një kishë dedikuar Shën Theodhor Stratilatit, të cilën saraçenët e përdorën si banesë, kur pushtuan qytetin. Njëri prej tyre gjuajti me shigjetë mbi një afresk, që paraqiste shenjtorin dhe menjëherë filloi të rridhte gjak i freskët nga fytyra e tij. Pak kohë më vonë, gjetën vdekjen të gjithë saraçenët që u vendosën në atë kishë.

 

* * * * *

Dëshmore Kaliopi.

 

Kaliopi u ushtrua në kohën e sundimit të perandor Decit (249-251), në një vend që nuk e dimë. E pajisur me një bukuri të madhe, të brendshme dhe të jashtme, ndaj saj u ushtrua presion që të mohonte Krishtin, saqë u duk sikur ajo u mposht. Por, kur vërtetuan të kundërtën, e rrahën egërsisht, por u shërua nga një engjëll.

Më pas e tërhoqën zvarrë mbi copa tjegullash, e dogjën me zjarr dhe pastaj i vunë kripë mbi plagë, madje i fërkuan plagët me shparcë. Së fundi i prenë kokën, kështu që ajo mori kurorën e martirizimit.

Kaliopi, greqisht do të thotë: ajo që ka laring melodioz, zëëmbël.