Takim me theks tek vlerat e përbashkëta dhe ruajtja e familjes tradicionale.

 

Me datë 4 qershor 2024 u zhvillua mbledhja e radhës e Bordit të Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Në takimin, e zhvilluar në Selinë e Kryepiskopatës së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, morën pjesë Kryepiskopi Anastas, Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë (2024), Haxhi Bujar Spahiu, Imzot Gjergj Meta, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Pastor Ergest Biti, Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, Av. Sheldiana Jano Agaraj, Hirësi Asti Bakallbashi, znj. Sonila Rembeci.

Gjatë këtij takimi u vlerësua puna e bërë prej disa javësh me grupin e ekspertëve në lidhje me projektligjin e fundit, për të cilin është dalë edhe me deklaratë të përbashkët. Në takim u vu edhe një herë theksi në vlerat e përbashkëta dhe në punën që po bëhet në kuadër të ruajtjes së familjes tradicionale në Shqipëri.

Të gjithë anëtarët e Bordit të Presidencës folën dhe për punën që bën secili komunitet në ndërgjegjësimin dhe promovimin e vlerave të familjes tek besimtarët.

 


Foto Album: