4 qershor 2024 -U mbajt Panairi i Shën Joan Vladimirit.
Edhe sivjet u festua me gëzim e kremtja e Shën Joan Vladimirit në manastirin që mban emrin e tij, në fshatin Shijon pranë Elbasanit. Morën pjesë besimtarë e klerikëve të shumtë, që kishin ardhur për te nderuar kujtimin e këtij shenjtori kaq te dashur për vendin tonë dhe të vendeve të rajonit.
Liturgjia Hyjnore dhe Shërbesa e Shenjtorit u kryen Mitropoliti i Elbasanit, Andoni dhe i Amantias, Nathanaili dhe klerikë vendas dhe nga rajoni. Në shërbesat morën pjesë klerikë e besimtarë nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj. Ato filluan që në mbrëmjen e 3 qershorit, përgjate natës, dhe në mëngjes, duke përfunduar me litaninë e lipsanit të shenjtorit përreth kishës.
Për të uruar besimtarët orthodhoksë erdhën edhe autoritete vendore dhe qendrore.
Litania e Ikonës dhe Bekimi i pesë bukëve. E Kremtja “Shën Joan Vladimirit”:
Fjala përshëndetëse e Mitropolitit të Elbasanit Shpatit dhe Librazhdit Hirësi Andoni në fund të Shërbesave të Shenjta. 03 Qershor 2024:
Foto Album: