Mitropolia e Fierit – U bekua guri i themelit për godinën e Mitropolisë

 

Në datën 1 qershor në Fier, pranë Katedrales së Shën Gjergjit, Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla, kreu Shërbesën e bekimit të gurit të themelit për ndërtimin e Selisë së Mitropolisë. Leja për ndërtimin e saj u mor kohët e fundit, pas tetë vite përpjekjeje.

Mitropolia falënderon Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasin, për gjithë mbështetjen e Tij për këtë vepër dhe kërkon lutjet dhe ndihmën e të gjithë besimtarëve për përfundimin e punimeve!

 


Foto Album: