Mitropolia e Korçës – 

U krye Shërbesa e Shenjtërimit e kishës së Metamorfozës së Shpëtimtarit (Sotirit)

 

Të dielën e Samaritanes, 2 qershor 2024, në qytetin e Korçës u krye  Shërbesa e Shenjtërimit e kishës së Metamorfozës së Shpëtimtarit (Sotirit). Shërbesa dhe Liturgjia u bënë nga Mitropoliti, Hirësia e Tij, Joani, bashkë me klerikë të Mitropolisë dhe të ardhur nga jashtë vendit. Gjatë Liturgjisë Mitropoliti iu foli besimtarëve të pranishëm, mbi rëndësinë e shenjtërimit të një vendi të shenjtë, që është e lidhur me lutjen me zemër, përulësinë dhe pendimin e besimtarit kur i afrohet Perëndisë.

Në fund të pranishmit ndoqën një koncert.

Përveçse nga Radio “Ngjallja”, shërbesat u transmetuan drejtpërdrejt edhe nga RTSH Korça.


Shenjtërimi i Kishës “Metamorfoza e Krishtit Shpëtimtar” (Shën Sotiri) në Korçë – Live nga RTSH:


Fjala e Mitropolitit të Korçës Hirësisë së Tij Joanit mbajtur në ditën e shenjtërimit të kishës së “Metamorfozës së Krishtit Shpëtimtar” (shën Sotiri) në qytetin e Korçës:


Foto Album: