Mitropolia e Elbasanit –
Liturgji dhe dorëzim i titutullit “Stavrofor”.
Në datën 2 qershor, të Dielën e Gruas Samaritane, në kishën e Shën Nikollës në Shelcan, u kremtua transferimi i lipsanit të Shën Nikollës (sipas kalendarit të vjetër). Liturgjia Hyjnore dhe litania u drejtuan nga Mitropoliti i Elbasanit pati dhe një bekim të veçantë: Hirësi Andoni i dha ofiqin e Stavroforit klerikut të kësaj kishe, atë Pal Qosja. Atë Pali i përket brezit të parë të klerikëve të formuar në ringritjen kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.