Dëshmor Ermia.
Martiri i shenjtë dhe i lavdishëm Ermia ishte ushtar në një moshë të thyer. Kishte kaluar vite të tëra në ushtrinë romake, në Komana të Pontit. E mbaroi shërbimin e tij nën mbretërimin e Antoninit të Perëndishmit (138-161), refuzoi çdo para dhe rrëfeu besën e Krishtit Perëndi. U kap dhe u soll para guvernatorit Sebastian, i cili e nxiti të sakrifikonte para idhujve.
Por refuzoi fuqishëm, ndaj e dorëzuan në tortura. Xhelatët i thyen nofullat, më pas ia shkulën lëkurën e fytyrës. E hodhën në furrë të zjarrtë nga ku doli i paprekur për çudi të të gjithëve. Sebastiani i kërkoi një magjistari (në dokumentet sllave magjistari mban emrin Marus) të përgatiste një helm të fortë për shenjtin. Kur pa se shenjti nuk pësoi gjë, vetë magjistari rrëfeu fuqinë hyjnore të Krishtit dhe iu pre koka menjëherë.
Shenjtori pësoi edhe shumë tortura të tjera: e hodhën në vaj të nxehtë, ia nxorën sytë, e varën me kokën poshtë për tri ditë. Përfundimisht, ushtari i Krishtit doli fitimtar duke fituar kurorë në qiell.