– Ungjilli – Joani 4:46-54.

 

Jisui pra erdhi përsëri në Kana të Galilesë, ku bëri ujin verë.

Edhe ishte dikush nga oborri mbretëror, djali i të cilit ishte i sëmurë në Kapernaum. Ky, kur dëgjoi se Jisui erdhi nga Judea në Galile, shkoi tek ai, edhe i lutej të zbresë e të shërojë të birin e tij; sepse ishte gati për të vdekur. Jisui pra i tha: Në mos pafshi shenja e çudira, s’keni për të besuar. Oborrtari i thotë: Zot, zbrit para se të vdesë djali im. Jisui i thotë: Shko, se yt bir rron.

Edhe njeriu i besoi fjalës që i tha Jisui dhe iku. Edhe kur po zbriste, shërbëtorët e tij e takuan atë dhe e lajmëruan, duke thënë se yt bir rron. Kërkoi pra nga ata të mësojë orën kur u bë më mirë. Edhe i thanë se dje në të shtatën orë e lanë ethet. I ati pra e kuptoi se kjo ndodhi në atë orë që i tha Jisui se yt bir rron; edhe besoi ai dhe gjithë shtëpia e tij.

Jisui bëri përsëri këtë çudi të dytë, si erdhi nga Judea në Galile.