– Ungjilli – Joani 19:25-28, 21:24-25
Edhe pranë kryqit të Jisuit ishin duke ndenjur e ëma dhe e motra e së ëmës së tij, Maria e Klopait, edhe Maria Magdalena. Jisui pra kur pa të ëmën dhe nxënësin që donte duke ndenjur pranë, i thotë së ëmës: Grua, ja yt bir. Pastaj i thotë nxënësit: Ja jot ëmë. Edhe nxënësi që atëherë e mori në shtëpinë e tij.Pas kësaj Jisui, duke ditur se tani mbaruan të gjitha, që të përmbushet Shkrimi, thotë: Kam etje.
Ky është ai nxënësi që dëshmon për këto dhe që shkroi këto; edhe e dimë se dëshmia e tij është e vërtetë. Janë edhe shumë të tjera sa bëri Jisui, të cilat në u shkrofshin një nga një, mendoj se as bota vetë nuk do t’i nxinte librat që kishin për t’u shkruar. Amin.