– Ungjilli – Joani 1:18-28.
Asnjë kurrë s’e ka parë Perëndinë; Biri i Vetëmlindur, që është në gjirin e Atit, ai e tregoi.
Edhe kjo është dëshmia e Joanit, kur dërguan Judenjtë nga Jerusalemi priftërinj dhe Levitë që ta pyesin: Cili je ti? Edhe rrëfeu, edhe nuk mohoi. Edhe rrëfeu se unë nuk jam Krishti.
Edhe e pyetën: Çfarë, pra? Ilia je ti? Dhe thotë: Nuk jam. Profeti je ti? Dhe u përgjigj: Jo. I thanë pra: Cili je? që t’u përgjigjemi atyre që na kanë dërguar. Ç’thua për veten tënde? Tha: “Unë jam zëri i atij që thërret në shkretëtirë: Drejtoni udhën e Zotit”, siç tha profeti Isaia.
Edhe të dërguarit ishin prej Farisenjve. Edhe e pyetën e i thanë: Përse pra pagëzon, kur nuk je ti Krishti, as Ilia, as profeti? Joani iu përgjigj atyre, duke thënë: Unë pagëzoj me ujë; por në mes tuaj rri ai që ju nuk e njihni.
Ai është ai që vjen pas meje, i cili është para meje, të cilit unë s’jam i denjë t’i zgjidh lidhëzën e sandales. Këto u bënë në Betani përtej Jordanit, ku ishte Joani duke pagëzuar.