– Ungjilli – Marku 7:31-37

Edhe përsëri doli nga kufijtë e Tirit e të Sidonës, edhe erdhi buzë detit të Galilesë përmes kufijve të Dekapolit. Edhe i sjellin një shurdhmemec, edhe i luten të vërë dorën mbi të. Edhe ai e mori prej turmës veçan, edhe vuri gishtërinjtë e tij në veshët e atij, edhe si pështyu, i preku gjuhën.
Edhe si ngriti sytë në qiell, psherëtiu, edhe i thotë atij: Effatha, që do me thënë Hapu. Edhe përnjëherë u hapën veshët e tij, edhe u zgjidh të lidhurit e gjuhës së tij, edhe fliste drejt.
Edhe Jisui i porositi të mos i thonë asnjeriu; po sa më tepër i porosiste ai, aq më tepër ata e shpallnin. Edhe çuditeshin fort tepër e thoshin: Mirë i ka bërë të gjitha; edhe të shurdhërit i bën të dëgjojnë, edhe memecët të flasin.