– Ungjilli – Marku 2:14-17.
Edhe duke shkuar pa Levin, të birin e Alfeut, duke ndenjur në doganë; edhe i thotë: Eja pas meje. Edhe ai u ngrit e shkoi pas tij. Edhe kur po rrinte në tryezë në shtëpinë e atij, ishin ulur në tryezë edhe shumë tagrambledhës e mëkatarë bashkë me Jisuin e me nxënësit e tij; sepse ishin shumë, edhe shkuan pas tij.
Edhe shkruesit e Farisenjtë, kur e panë atë duke ngrënë bashkë me tagrambledhësit e me mëkatarët, u thoshin nxënësve të tij: Përse ha e pi ai bashkë me tagrambledhësit e me mëkatarët? Edhe Jisui, kur dëgjoi, u thotë atyre: Të shëndoshët s’kanë nevojë për shërues, po ata që vuajnë; s’kam ardhur për të thirrur të drejtë, po mëkatarë në pendim.