– Apostulli – Hebrenjve 10:32-38.
Sillni ndërmend ditët e para, në të cilat, pasi u ndriçuat, duruat luftë të madhe mundimesh; herë duke u bërë lojë nga bota me të shara e me shtrëngime; herë duke u bërë pjesëtarë të atyre që pësojnë të tilla.
Sepse treguat dhimbje për mua në vargonjtët e mi, edhe e pritët me gëzim rrëmbimin e kamjes suaj, duke ditur se keni për veten tuaj në qiejt një pasje më të mirë e të qëndrueshme. Mos e humbni pra guximin tuaj që do të ketë shpërblim të madh.
Sepse ju keni nevojë për durim, që të bëni vullnetin e Perëndisë dhe të merrni premtimin. “Sepse edhe fort pak kohë, edhe do të vijë ai që vjen, edhe nuk do të vonojë”. “Edhe i drejti do të rrojë prej besimit”; edhe “në u tërheqtë ndonjë prapa, shpirti im nuk do ta pëlqejë atë”.