– Apostulli – Hebrenjve 2:11-18.

 

Meqenëse edhe ai që shenjtëron edhe ata që shenjtërohen janë të gjithë prej njërit, shkak për të cilin nuk turpërohet t’i quajë ata vëllezër, duke thënë: “Do t’u rrëfej emrin tënd vëllezërve të mi, në mes të kishës do të të lavdëroj”. Edhe prapë: “Unë do të kem shpresën time në atë”; dhe përsëri: “Ja unë, dhe djemtë që më dha Perëndia”.

Edhe meqenëse djemtë kanë marrë pjesë prej mishi e gjaku, edhe ai gjithashtu u bë pjesëtar në po ato gjëra, që të prishë me anë të vdekjes atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin, edhe të shpëtojë të gjithë ata, të cilët nga frika e vdekjes ishin gjithë jetën e tyre mbajtur në skllavëri.

Sepse me të vërtetë nuk u ndihmon engjëjve, po farës së Abrahamit i ndihmon. Prandaj duhej t’u ngjante në gjithçka vëllezërve, që të bëhej kryeprift i dhembshur dhe besnik në punët që kanë të bëjnë me Perëndinë, për shlyerjen e mëkateve të popullit. Sepse me atë që pësoi vetë kur u nga, mund t’u ndihmojë atyre që ngiten.