– Ungjilli – Marku 13:24-31.

 

Po në ato ditë, pas atij shtrëngimi, dielli do të erret, edhe hëna nuk do të japë dritën e saj, edhe yjet e qiellit do të bien, edhe fuqitë që janë në qiejt do të tunden. Edhe atëherë do të shohin të Birin e njeriut duke ardhur ndër re me fuqi të madhe e me lavdi. Edhe atëherë do të dërgojë engjëjt e tij, edhe do të mbledhë të zgjedhurit e tij nga të katër erërat, prej këndit të dheut e deri në kënd të qiellit.

Edhe prej fikut mësoni paravolinë: kur dega e tij bëhet e butë dhe nxjerr fletët, e dini se vera është afër. Kështu edhe ju, kur të shihni këto se bëhen, dijeni se është afër, në dyer. Me të vërtetë po ju them juve, se ky brez nuk do të shkojë deri sa të bëhen këto të gjitha. Qielli edhe dheu do të shkojnë, po fjalët e mia nuk do të shkojnë.