E Diela e Tagrambledhësit dhe e Fariseut, Dy gjëra na kërkohen; të shikojmë mëkatet tona dhe mos të gjykojmë të tjerët, nga Mitropoliti i Apollonisë & Fierit, H. Nikolla, 25.02.2024. (Tekst)
Zoti të dashur besimtarë na surprizon me veprimet e Tij, me Fjalët e Tij, me qëndrimet e Tij. E pamë këtë në qëndrimin e Tij disa javë më përpara, kur Zoti shkoi në shtëpinë e Zakeut, i cili ishte siç kemi thënë kryetari i gjithë tagrambledhësve. Zoti në kundërshtim me gjithë zërat e tjerë të judenjëve, sidomos farisenjve dhe mësuesve të ligjit të cilët thoshin: “Pse shkon Zoti te ky njëri mëkatarë?” Zoti nuk e qorton Zakeun për gjithë padrejtësitë e tij që kishte bërë. Nuk i thotë asnjë fjalë, por shkon në familjen e tij. Edhe në fund i thotë: “Erdhi shpëtimi në këtë familje.” Zoti na surprizon akoma dhe më tej me gruan mëkatare kur judenjtë e sollën përpara Krishtit që të jepte vendimin për dënimin e saj. Zoti e falë dhe nuk e qorton atë. Zoti na surprizon përsëri me atë gruan tjetër mëkatare e cila pak ditë para kryqëzimit të Tij i puthë këmbët i lanë me lotët e sajë dhe me miro. Zoti përsëri nuk e qorton atë grua për mëkatet e saj, por i thotë: “Të janë falur mëkatet”. Zoti na surprizon akoma më tepër me kusarin. Zoti nuk e qorton atë për gjithë vrasjet që kishte bërë, por kur shikon pendimin e tij thotë: “Sot do të futesh në Parajsë bashkë me Mua”.
Zoti na surprizon akoma edhe sot kur dëgjojmë paravolinë e “Fariseut dhe Tagrambledhësit”. Kushdo nga ne po të bënte një krahasim të tillë ku do të shikonte fariseun me gjithë ato veprat e mira që kishte bërë. Që ishte njëri shumë shpirtëror, vazhdimisht shkonte në tempull, që argjironte, që jepte një të dhjetën e pasurisë së tij, që ishte njëri i drejtë, që thoshte nuk kishte bërë padrejtësi, nuk kishte vjedhur, nuk ishte imoral. Dhe nga ana tjetër po të shikonte tagrambledhësin, sigurisht se cili prej nesh do të thoshte që ai që duhet të drejtësohej nga Zoti do të duhet të ishte fariseu.
Por Zoti na surprizon dhe drejtëson tagrambledhësin në vend të fariseut. Na është thënë se gjykimi i Zotit nuk është si gjykimi njerëzor. Po të shikojmë me kujdesë se pse Zoti drejtësojë tagrambledhësin dhe jo Fariseun, do të shikojmë se çfarë fshihet mbrapa fariseut dhe çfarë fshihet mbrapa tagrambledhësit?
Në fillim të pjesë së Ungjillit përpara se të fillojë paravolia, nuk e dëgjuam në Ungjillin e sotëm po na tregohet në Bibël, dhe na thuhet që pse Zoti e tregojë këtë shëmbëlltyrë. Shëmbëlltyrën e “Fariseut dhe Tagrambledhësit”.
Dhe thuhet në Shkrimin e Shenjtë: “Dhe Ai tha këtë shëmbëlltyrë për ata që pretendonin se ishin të drejtë dhe që përbuznin të tjerët.” E tha Zoti këtë paravoli për ata që pretendonin se ishin të drejtë dhe gjykonin të tjerët. Për këtë arsye Zoti tha paravolinë e “Fariseut dhe Tagrambledhësit”. Dhe në fund thotë tagrambledhësi iku i drejtësuar nga Zoti dhe jo fariseu. Sepse pikërisht fariseu bëri dy gjëra gabim: “Ai drejtësojë veten e tij dhe gjykojë të tjerët”. Zoti po të vinte sot do të na surprizonte të gjithë neve, ndoshta do të surprizonte akoma dhe veten tonë. Ndoshta brenda secilit prej nesh fshihet një farise. Dhe duhet ta shikojmë këtë gjë, duhet ta shikojmë me shumë kujdes mos ndoshta dhe ne jemi si fariseu? Ndoshta dhe ne që vijmë në kishë vazhdimisht, ndoshta dhe ne lutemi vazhdimisht. Ndoshta dhe ne bëjmë ato bamirësitë që bënte fariseu. Dhe në fund fare nuk drejtësohemi nga Zoti, sepse gjykojmë të tjerët sepse pretendojmë dhe mbajmë veten tonë si të drejtë.
Lë të bëjmë një pyetje sot kur të largohemi nga kisha. Dhe të themi me të vërtetë Zoti na drejtesojë sot që vajtëm në kishë në tempullin e tij? Dhe përgjigjen do ta gjejmë në dy gjëra që thamë më parë. A e mbajmë veten tonë për të drejtë dhe e dyta nëse ne kemi gjykuar të tjerët. Nëse kemi bërë një nga këto të dyja e dimë që nuk jemi drejtësuar nga Zoti, i kemi humbur të gjitha gjërat e tjera.
Dhe pikërisht këto dy gjëra bëri tagrambledhësi. Ai shikonte vetëm mëkatet e tij dhe nuk shikonte mëkatet e të tjerëve. Sigurisht edhe Fariseu me gjithë ato gjërat e mira që kishte përsëri kishte edhe ai ato gabime e tij. Por tagrambledhësi nuk rrinte të shikonte gabimet dhe mëkatet e tij, ai shikonte vetëm mëkatet e tij prandaj dhe vetëm thoshte: ” O Zot ki mëshirë për mua mëkatarin, ki mëshirë për mua mëkatarin”. Vetëm këto fjalë thoshte ai dhe nuk shikonte të tjerët. Nuk shikonte fariseun dhe nuk shikonte ata që ndoshta ishin më mëkatarë se ai. Dhe pikërishtë për këtë arsye ai u drejtësua nga Zoti.
Dhe këto dy gjëra kërkohen nga ne të gjithë, që të shikojmë dobësitë dhe mëkatet tona dhe mos të gjykojmë të tjerët. E përsërisë dhe njëherë këto dy gjëra na kërkohet prej secilit prej nesh “të shikojmë mëkatet tona dhe mos të gjykojmë të tjerët”. Edhe nëse do të bëjmë këtë gjë atëherë do të drejtësohemi nga Zoti. Nëse do të shikojmë mëkatet tona do të jemi të mëshirshëm ndaj njerëzve të tjerë, çfarë do lloji mëkati që do të kenë bërë ata.
Zoti na thërret në këtë përiudhë. Mbrëmë me shërbesën e mbrëmësores filluam një periudhë të re, periudhën e triodit. Një periudhë parapërgatitore për Kreshmët e Mëdha. Na përgatit kisha dhe futemi në atë rrugën e pendimit. Kur dëgjojmë troparin: “hapni dyer e pendimit” nuk na thuhet për të tjerët, na thuhet të hapim dyert e pendimit të zemrës tonë, jo të zemrës së të tjerëve.
Të kërkojmë secili prej nesh që Zoti të na hap dyert e pendimit. Të shikojmë vetëm mëkatet tona, mos të gjykojmë të tjerët çfarë do llojë mëkati që mund të kenë bërë ata. Panvarësisht se çfarë jete ndjekin ata në jetën e tyre nuk është çështja jonë. Çështja jonë është të shikojmë dhe gjykojmë veten tonë për mëkatet dhe dobësitë tona. Çfarë do të bëjë Zoti me ata është çështje që përket atyre. Ne duhet të shikojmë dobësitë dhe mëkatet tona. E sigurisht nëse bëjmë dhe shikojmë mëkatet tona dhe sillemi me dhembshuri ndaj njerëzve të tjerë, atëherë Zoti do të na drejtësoi ashtu siç drejtësoi edhe tagrambledhësi. Amin!