– Ungjilli – Marku 4:35-41.

 

Edhe atë ditë, si u ngrys, u thotë atyre: Le të hidhemi përtej. Edhe nxënësit, si lanë turmën, e marrin siç ishte në lundër; edhe të tjera lundra ishin bashkë me të. Edhe bëhet një stuhi e madhe ere; edhe valët binin brenda në lundër, aq sa ajo tani po mbushej.

Edhe ai ishte në anën e prapme të lundrës duke fjetur mbi nënkresë; edhe e ngrenë e i thonë: Mësues, nuk do t’ia dish se po humbasim? Edhe ai u ngrit e qortoi erën, edhe i tha detit: Pusho, mbylle.

Edhe pushoi era, edhe u bë bunacë e madhe. Edhe u tha atyre: Pse jeni kështu frikacakë? Si s’keni besim? Edhe ata u frikësuan me frikë të madhe, edhe i thoshin njëri-tjetri: Cili vallë është ky, që edhe era edhe deti e dëgjojnë?