– Ungjilli – Marku 3:13-21.
Pastaj ngjitet në mal dhe thërret pranë vetes sa njerëz deshi ai; edhe ata shkuan tek ai. Edhe zgjodhi dymbëdhjetë vetë, që të jenë bashkë me të dhe që t’i dërgojë të predikojnë. Edhe të kenë pushtet të shërojnë sëmundjet, edhe të nxjerrin demonët: Simonin, të cilit ia vuri emrin Pjetër; edhe Jakovin, të birin e Zevedheut, edhe Joanin, të vëllanë e Jakovit, edhe ua vuri emrin Boanergjes, që domethënë Bij bubullime; edhe Andrean, e Filipin, e Bartolomeun, e Matheun, e Thomain, e Jakovin e Alfeut, e Tadeun, e Simon Kananeasin, edhe Juda Iskariotin, i cili edhe e tradhtoi.
Edhe vijnë në një shtëpi; edhe mblidhet përsëri turmë, kaq sa ata s’mund të hanin as bukë. Edhe kur dëgjuan njerëzit e tij, dolën ta mbajnë, sepse thoshin se nuk është në vete.