Apostulli – Romakëve 6:3-11

A nuk e dini, se të gjithë sa u pagëzuam në Jisu Krishtin, në vdekjen e tij u pagëzuam? U varrosëm pra bashkë me të me anë të pagëzimit në vdekjen, që, siç u ngjall Krishti prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne të ecim në jetë të re. Sepse në u bashkëmbollëm me të sipas shëmbëllimit të vdekjes së tij, do të jemi edhe sipas shëmbëllimit të ngjalljes së tij. Duke ditur këtë, se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua bashkë me të, që të prishet trupi i mëkatit, që të mos i shërbejmë më mëkatit. Sepse ai që vdiq u çlirua nga mëkati. Edhe nëse vdiqëm bashkë me Krishtin, besojmë se edhe do të rrojmë bashkë me të. Sepse e dimë se Krishti, që u ngjall prej së vdekurish, nuk vdes më; vdekja nuk e pushton më atë. Sepse ai që vdiq, vdiq një herë për mëkatin; po ai që rron, rron në Perëndinë. Kështu llogariteni edhe ju veten tuaj, se jeni të vdekur për mëkatin, por të gjallë në Perëndinë, me anë të Jisu Krishtit, Zotit tonë.