– Ungjilli – Marku 11:27-33.
Edhe vijnë përsëri në Jerusalem; edhe ndërsa ai po ecte në tempull, vijnë tek ai kryepriftërinjtë dhe shkruesit e pleqtë, e i thonë: Me çfarë pushteti i bën këto? Edhe cili ta ka dhënë këtë pushtet që të bësh këto? Edhe Jisui u përgjigj e u tha atyre: Edhe unë do t’ju pyes ju një fjalë. Dhe përgjigjmuni, edhe atëherë do t’ju them juve me çfarë pushteti i bëj këto: Pagëzimi i Joanit prej qielli ishte, apo prej njerëzish? Përgjigjmuni.
Edhe ata mendoheshin me veten e tyre, duke thënë: Në thënçim prej qielli, do të thotë: Përse pra s’i besuat atij? Po në thënçim prej njerëzish, kishin frikë nga populli; sepse të gjithë e kishin Joanin për profet. Edhe ata u përgjigjën e i thanë Jisuit: Nuk e dimë. Edhe Jisui u përgjigj e u tha atyre: As unë s’ju them juve me çfarë pushteti i bëj këto.