Kremtimi i Krishtlindjes në Tiranë: Kryepiskopi Anastas pret personalitete të larta dhe besimtarët pranë Katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’.

 

Sot, më 25 dhjetor 2023, pas Liturgjisë Hyjnore u zhvillua pritja e Kryepiskopit Anastas me rastin e të kremtes së Krishtlindjes, në ambientet e Sinodit të Shenjtë pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë.

Mjaft krerë dhe personalitete erdhën për të uruar besimtarët orthodhoksë dhe Kryepiskopin Anastas, ndër ta Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e Tij z. Bajram Begaj; Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese znj. Holta Zaçaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj; Trashëgimtari i Fronit, Princ Leka; Prefekti i Tiranës, z. Afrim Qendro; Kryetari i Qarkut, z. Aldrin Dalipi, Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranë dhe Zv/ministria e Brendshme znj. Romina Kuko, krerët e komuniteteve fetare në vendin tonë, Kreu i Komunitetit Mysliman, z. Bujar Spahiu; Kryegjyshi Botëror Bektashian H.D. Edmond Brahimaj, Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imz. Arjan Dodaj, mjaft ambasadorë, diplomatë, akademikë, drejtues të mediave kryesore në vend, personalitete të shquara të artit e të biznesit dhe të shoqërisë civile, si dhe drejtues të institucioneve të Kishës Orthodhokse, besimtarë, teologë, përfaqësues të enorive të Tiranës etj.

Të ftuarit u pritën ngrohtë nga Fortlumturia e Tij dhe klerikët, nën tingujt e korit të Muzikës Bizantine “Shën Joan Kukuzeli”, dhe kori i kishës së Shën Prokopit.

 


Foto Album: