– Ungjilli – Marku 8:30-34.
Edhe Pjetri u përgjigj, e i thotë: Ti je Krishti. Edhe Jisui i porositi ata rreptë që të mos i thonë njeriu për të.
Edhe zuri t’i mësojë ata se Biri i njeriut duhet të pësojë shumë, edhe nuk do të pranohet nga pleqtë e nga kryepriftërinjtë e nga shkruesit, edhe të vritet, edhe pas tri ditësh të ngjallet.
Edhe e fliste fjalën haptas. Edhe Pjetri e mori veçan dhe zuri ta qortojë. Po ai, si u kthye, e vuri re nxënësit e tij, qortoi Pjetrin, duke thënë: Ik prej meje, Satana; sepse s’ke ndër mend punët e Perëndisë, po punët e njerëzve.
Edhe si thirri pranë turmën bashkë me nxënësit e tij, u tha atyre: Kush të dojë të vijë pas meje, le të mohojë veten e tij, edhe le të ngrejë kryqin e tij, edhe le të më vijë pas.